Anila KRYEZIU

Mësuese e gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

E lindur në Tiranë, me banim në Prishtinë.

Në vitin 1987, përfundoi shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “ASIM VOKSHI”, në vendlindje, në degën gjuhë dhe letërsi frënge.

Vijoi studimet për Gjuhë dhe Letërsi Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Pas diplomimit, punoi si mësuesese e gjuhës frënge dhe gjuhës dhe letërsisë shqipe; përkthyese dhe redaktore gjuhësore brenda dhe jashtë vendit.

2000 – në gazetën “RILINDJA” në Prishtinë, përkthyese në RTK dhe korrespondente në Prishtinë e disa mediave të huaja.

2002 – diplomoi si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në shkollën 12–të vjeçare “ARSIMI I SHQIPËRISË” nga 01 Shtator 2019. Ka në kujdestari Klasën e XII–të.

Njeh shkëlqyeshëm gjuhët: Anglisht, Arabisht, Frëngjisht (e mbrojtur me diplomë), Italisht (e mbrojtur me diplomë) dhe Persisht.

E–mail: anila.kryeziu67@gmail.com