Admir IBRAHIMI

I lindur dhe banues në Gjilan, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.
Filloren e kreu në shkollën “Selami HALLAQI” dhe të mesmen në gjimnazin “Zenel HAJDINI”, drejtimi i shkencave shoqërore.

Në vitin 2016, u diplomua në nivelin bachelor, në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin “Hasan PRISHTINA”, Prishtinë, si mësimdhënës i Gjuhës Angleze.

Një vit më vonë, në Tetor 2017, regjistroi studimet pas universitare, nivelin master për “Mesimdhënie të Gjuhës Angleze” në Universitetin “South East European University” – SEEU, Tetovë.

Që nga Shkurti i vitit 2018, është duke e ushtruar punën e tij si profesor i Gjuhës Angleze në shkollën 12–të vjeçare “Arsimi i Shqipërisë” në Prishtinë.

Në Shtator 2018, ai mori pjesë në “Modelin e Parlamentit Evropian” si kordinator, së bashku me nxënësit e shkollës “Arsimi i Shqipërisë” që përfaqësuan Kosovën në nivelin regjional i cili u mbajt në Vjenë, ku Kosova morri pjesë për herë të parë duke u bërë kështu anëtarja më e re e “Modelit të Parlamentit Evropian”.

Gjatë eksperiencës së tij në punë, ai ka treguar se është i aftë për të menaxhuar punën në presion, për të punuar në mënyrë ekipore, aftësi në organizim dhe planifikim, gjithmonë i përgjegjshëm dhe fleksibil.